18.4 C
New York
Wednesday, May 8, 2024

Buy now

E ardhmja e Muriqit pezull, Mallorca i kërkon Lazios të ulë çmimin e sulmuesit

- Advertisement -

E ardhmja e Vedat Muriqit është pezull, pasi sulmuesi akoma nuk e di se cila me fanellën e cilës skuadër do të luajë sezonin e ardhshëm.

Sezonin që shkoi, sulmuesi i përfaqësueses e mbylli te Mallorca në LaLiga, pasi Lazio e dha në huazim pasi nuk ishte në planet e Mauricio Sarrit.

Me huazimin që ka përfunduar, skuadra spanjolle kërkon të blejë përfundimisht edhe kartonin e Muriqit nga Lazio, por klubi italian kërkojnë të derdhen 12 milionë euro në arkat e klubit, shifër që konsiderohet e lartë nga Mallorca.

Oferta e klubit spanjoll mbetet 8 milionë, shumë pak për momentin, të paktën sipas presidentit Lotito. CEO i Mallorcas, Alfonso Diaz ka deklaruar në lidhje me këtë temë për “Radio Onda Cero”:

“Po punojmë për çështjen Muriqi. Ka goxha diferencë për sa i përket shifrave, por ne i dimë limitet tona dhe nuk mund ti kalojmë ato”, ka theksuar Diaz.

Edhe Galatasaray ka shfaqur interes për sulmuesin kosovar, por akoma nuk ka bërë ndonjë ofertë zyrtare. 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit