2 fëmijë kanë humbur jetën dhe 24,000 persona janë evakuuar si pasojë e përmbytjeve në ishullin indonezian të Sumatrës, sipas një deklarate të autoriteteve.
Shirat e rrëmbyeshëm goditën ishullin për disa ditë, duke bërë që lumenjtë të dilnin nga shtrati dhe duke rritur nivelin e ujit në disa zona të banuara.
Përmbytjet janë përkeqësuar gjithashtu nga shpyllëzimi për t’i hapur rrugë plantacioneve të mëdha të vajit të palmës në Sumatra.
Pemët ofrojnë mbrojtje natyrore kundër përmbytjeve, pasi ato ngadalësojnë shpejtësinë me të cilën uji rrjedh poshtë kodrave dhe në lumenj.