10.5 C
New York
Wednesday, April 24, 2024

Buy now

Mungesa e ushqimeve, kinezët shkëmbejnë cigaret për lakra

- Advertisement -

Banorët e karantinuar në qytetin kinez të Xi’an po shkëmbejnë ushqimet,  mes shqetësimeve të vazhdueshme për mungesën e mallrave. Në postimet sociale, shihen  vendasit duke shkëmbyer cigare dhe pajisje teknologjike për ushqime. Rreth 13 milionë janë izoluar në shtëpitë e tyre që nga 23 dhjetori.

Në platformat si Weibo, njerëzit kanë shkëmbyer cigare për disa lakra, detergjent në këmbim të mollëve dhe produkte higjienike në këmbim të perimeve. Disa kanë qenë  optimistë dhe kanë falënderuar fqinjët e tyre për vullnetin e mirë që kanë treguar.

QytetiXi’an është kthyer në epiqendër të shpërthimit të ri të pandemisë në Kinë, prandaj autoritetet lokale janë duke zbatuar masa të ashpra, të cilat janë kritikuar gjerësisht.

Ky është shpërthimi më i rëndë i pandemisë në Kinë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit