Dy oferta për Lewandoswkin, rinovim me Barcelonën apo transferimi te “Zonja e Vjetër”?

- Advertisement -

Kontrata aktuale e 37-vjeçarit, Robert Lewandowskin me Barcelonën skadon në fund të qershorit, dhe, ndonëse një ofertë për rinovimin e marrëveshjes është tashmë në tryezë, ende nuk ka asnjë përgjigje nga ana e lojtarit.

Për më tepër, Juventus ka zhvilluar tashmë bisedime me përfaqësuesit e Lewandowskit dhe ka shprehur gatishmërinë për të vepruar më shpejt se konkurrenca.

Sipas raportimeve të gazetës Tuttosport, klubi italian i ka paraqitur Lewandowskit një ofertë kontrate, dhe brenda Juventusit ka një besim të madh se marrëveshja mund të arrihet në javët e ardhshme.

Një tjetër aspekt interesant është se Juventusi pritet të ndahet me Dusan Vlahovic, i cili më herët është lidhur me një kalim te Barcelona, dhe klubit italian do t’i duhet një zëvendësues.

Edhe pse Barcelona ka paraqitur një ofertë rinovimi për Lewandowskin, mundësia e një largimi të tij këtë verë duket gjithashtu e mundshme, duke pasur parasysh situatën dhe interesimin e klubeve të tjera si Juventus.

Të ngjashme

Të fundit