Futbollisti i Parisit, Randal Kolo Mouani do të largohet nga skuadra franceze sa më parë të jetë e mundur.
Dy skuadra që janë futur së fundmi në garë për të janë Juventusi dhe Tottenhami.
Këto dy ekipe janë futur në garë sërish për sulmuesin francez.
Një tjetër skuadër që ishte e interesuar për Kolo Mouanin është edhe Manchester United e cila është informuar për zhvillimet, mirëpo këtë të fundit duhet të presin largimin e Marcus Rashfordit.
PSG që nga momenti i parë këmbëngul në kushtet e tyre rreth transferimit të sulmuesit 26-vjeçar.
Ai është pjesë e klubit që nga vitit 2023.