18.5 C
New York
Monday, May 20, 2024

Buy now

Durmishi për përgjimet ku u përmend Liburn Aliu: Nuk mund të garantoj për asnjëri përpos vetes

- Advertisement -

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka folur për përgjimet e publikuara disa ditë më parë ku dyshohej për një aferë korruptive brenda ministrisë pjesë e së cilit është edhe ai.

Durmishi ka thënë se bazuar në përgjimet e publikuara bëhet fjalë për aferë korruptive dhe prokuroria duhet ta hetojë rastin.

Ndër të tjerash, ai ka thënë se nuk mund të garantojë për asnjëri përpos vetes.

“Njerëzit po mendojnë që ka ardh një e-mail dhe me qat e-mail janë leshu pagesat. Pagesat bëhen kur kryhen puntë, aty është një menaxher i kontratës. Nuk ka të bëj me këtë punë Florent Ramqaj. Janë tetë lloto aty, janë tetë menaxhera andaj nuk e di për cilin bëhet fjalë saktësisht. Unë nuk mund të garantoj për asnjeri tjetër përpos vetes sime. Përgjegjësia është individuale. Unë kam kërkuar dhe po kërkoj edhe sot që Gjykata dhe Prokuroria t’i shkojnë deri në fund kësaj çështje. Çka është detyrë e jona si politikë në kuadër të ministrisë është të ndërtojmë sa më shumë mekanizma që të mos lejohen afera të tjera, dhe këtë jemi duke e bërë”, ka thënë Durmishi në ATV.

Durmishi ka thënë se ai, ministri Liburn Aliu apo këshilltari i ministrit nuk mund të lidhen me një situatë që ndodh me persona të caktuar të kompanive private, edhe pse ato mund të kenë ndonjë afërsi me ndonjë këshilltar të ministrit.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit