Dukagjini ka arritur fitore ndaj Vushtrrisë në xhiron e nëntë të Superligës së Kosovës në futboll.
Ka vendosur goli i shënuar nga qendërmbrojtësi dhe kapiteni Elton Basriu.
Basriu në minutën e 10-të realizoi me kokë nga afërsia dhe ia siguroi pikët e plota skuadrës klinase.
Ndeshja u zhvillua të mërkurën mbrëma në stadiumin “18 Qershori” në Klinë.
Fituesi i Kupës së Kosovës për edicionin e kaluar, Dukagjini, renditet në pozitën e tretë me 16 pikë në nëntë ndeshje. Malisheva me tetë ndeshje të luajtura dhe Prishtina me 7, kryesojnë me nga 19 pikë.






