Dukagjini shkruan historinë, fiton për herë të parë Kupën e Kosovës

- Advertisement -

KF Dukagjini ka fituar për herë të parë në histori Kupën e Kosovës, pasi në finalen e katërt arriti ta mposhtë FC Ferizaj me rezultat 1-2, në një ndeshje spektakolare të zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Finalja historike mes Ferizajit dhe Dukagjinit ishte paralajmëruar si një duel ku njëra skuadër do ta fitonte trofeun për herë të parë.

Klinasit kaluan të parët në epërsi me golin e Altin Mërlakut, ndërsa Ferizaj reagoi dhe barazoi rezultatin përmes Kushtrim Shabanit. Megjithatë, momenti vendimtar erdhi në fund, kur Hekuran Berisha realizoi një supergol nga rreth 40 metra, duke përfituar nga dalja e portierit McKenzie nga porta.

Pak minuta para golit të fitores, Dukagjini kishte mbetur me 10 lojtarë pas përjashtimit të Erlis Xhemajlit, por edhe me një futbollist më pak arriti ta ruajë epërsinë dhe ta ngritë trofeun e parë të Kupës së Kosovës në histori të klubit, dhe daljen në Evropë.

Për Ferizajn kjo ishte një humbje e hidhur, sidomos pas paraqitjes shumë të mirë në pjesën më të madhe të takimit, ku skuadra ferizajase krijoi më shumë raste dhe u duk më kërkuese në fushë, dhe goditja e dytë e rëndë pas largimit nga elita.

Arsim Abazi e tërhoqi Ferizajn nga fusha në shenjë proteste ndaj gjyqtarit Genc Nuza.

Finalja e Kupës së Kosovës mes Ferizajt dhe Dukagjinit nuk përfundoi pa tensione të mëdha në fundin e saj.

Trajneri i Ferizajt, Arsim Abazi, vendosi ta largojë skuadrën nga fusha rreth tre minuta para fundit të ndeshjes, në shenjë proteste ndaj vendimeve të gjyqtarit kryesor Genc Nuza.

Ferizajasit shpërthyen në reagime pas golit të fitores së Dukagjinit dhe disa vendimeve të arbitrimit që u kontestuan ashpër nga stafi dhe futbollistët e klubit bardhekaltër.

Abazi, i revoltuar me atë që e konsideroi padrejtësi në finale, urdhëroi lojtarët të largohen nga fusha, duke krijuar skena të pazakonta në “Fadil Vokrri”.

Ndeshja u karakterizua nga tensione të shumta në minutat e fundit, sidomos pas përjashtimit të Erlis Xhemajlit dhe golit spektakolar të Heluran Berishës, që i dha Dukagjinit trofeun e parë të Kupës së Kosovës në histori.

Të ngjashme

Të fundit