11.1 C
New York
Tuesday, April 15, 2025

Buy now

Duka ‘lakmon’ Zhegrovën, ‘vajton’ Rrahmanin

- Advertisement -

Sport

Gazeta Express

13/04/2025 22:12

Armand Duka ka dhënë një intervistë për emisionin sportiv “Favorit”, në të cilin ka dhënë mendimin e tij, për lojtarët më të mirë shqiptar.

Mirëpo, ai nuk ka dhënë një emër specifik, por që ka përmendur disa lojtarë, që i llogaritë si ndër më të mirët shqiptarë.

“Kjo është pyetje e vështirë, të gjithë këta që the ti janë shumë të talentuar, qoftë Broja, qoftë Zhegrova që më pëlqen shumë për nivelin teknik të tij dhe për ato që ka dhënë në fushë, Rrahmani që është solid, qoftë te Napoli apo te kombëtarja e Kosovës, Asllani pa dyshim, tani mbase përmenda ca emra, por mund të përmendësh shumë të tjerë”, tha ai.

Duka ka disa fjalë edhe për lojtarët e Kosovës, të cilët do dëshironte t’i kishte te Shqipëria.

“Zhegrova vërtet është lojtar i mirë, po të ishte do ta ndihmonte shumë ekipin kombëtar shqiptar, dhe Amir Rrahmani, të cilin e kemi pasur dhe e kemi humbur, dhe si kemi thënë kurrë pse ike në Kosovë, por përkundrazi e kemi mbështetur dhe do të vazhdojmë ta mbështesim, atë dhe disa të tjerë që kanë lënë kombëtaret e Shqipërisë për Kosovën. Portieri Murici gjithashtu shumë i mirë, Muriqi tjetër sulmuesi, ka disa emra shumë të mirë”, përfundoi ai.

Të ngjashme

Të fundit