9.2 C
New York
Wednesday, March 12, 2025

Buy now

Duka: Jemi bërë krenarë që Xhaka luan për Zvicrën, tani mërzitemi se pse Brruti luan për Shqipërinë

- Advertisement -

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka ka folur për kalimin e futbollistit Etnik Brruti tek Kombëtarja shqiptare nga Kosova U-21.

Kreu i futbollit shqiptar është munduar t’i qetësojë gjakrat duke thënë që të mos bëhet tragjike kjo punë pasi një futbollist shqiptar nga Kosova ka vendosur të luajë për Kombëtaren shqiptare, e jo për një shtet tjetër.

Ai e bëri një krahasim me Granit Xhakën, i cili e kishte zgjedhur Zvicrën dhe që për të janë krejt krenarë, ndërsa shton se nuk është e nevojshme që të mërzitemi që Brruti e zgjodhi Shqipërinë.

“Në këndvështrimin sportiv, të gjithë ata që janë mbështetës të përfaqësueses së Kosovës mund të kenë një lloj të drejte, nëse futbollisti është një talent që mund të kishte kontribuar për ekipin që ata mbështesin. Në këtë këndvështrim kanë të drejtë. Në këndvështrimet e tjera nuk kanë të drejtë, sepse kushdo vendos vetë për veten. Nuk kemi pse mërzitemi, ne jemi bërë krenarë që Xhaka luan me Zvicrën, tani mërzitemi se pse Brruti luan me Shqipërinë. Brruti e ka marrë pasaportën dhe kemi aplikuar dhe për vizën angleze dhe uroj ta kemi në kohë”, deklaroi Duka në “Nazarko Podcast”.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit