Enver Dugolli mbetet me shpresë se do të gjendet një kompromis mes partive politike për themelimin e institucioneve të vendit.
Zëvendësministri i Brendshëm në detyrë në veçanti ndalet te çështja e presidentit.
“Duhet ë ulemi dhe bisedojmë dhe të gjendet një zgjidhje për president. Asnjë parti në Kosovë nuk mund t’i fitojë 80 deputetë për ta zgjedhur e vetme presidentin. Ne kemi kërkuar bashkëpunim në vazhdimësi. Nuk kishte vullnet politik”, tha Enver Dugolli në emisionin “InfoNata” në Tëvë1.
Dugolli vlerëson së kjo situatë po e dëmton shtetin e Kosovës.
“Kjo situatë nuk i konvenon shtetit të Kosovës. Kjo situatë e dëmton të ardhmen e vendit. Po diskutojmë vetëm me LDK-në pasi të tjetër po refuzojnë. Me Listën Serbe nuk diskutojmë, por sikur të ketë vullnet politik, kjo çështje deri më tash do të mbyllej. Nuk po kërkojmë president të VV-së, por konsensual”, pohoi ai.
Dugolli mbetet me shpresë se LDK-ja do të reflektojë se shpejti.
“Shpresoj që karshi deklarimeve që i bëri kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, edhe konsultimet që do të behën më tutje, do të japin frytet e veta”, deklaroi Enver Dugolli.





