Dugolli: Jemi anëtarë të Bordit të Paqes, kjo çështje do të ratifikohet

- Advertisement -

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli, ka deklaruar se angazhimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në misione ndërkombëtare, përfshirë Gazën, është një mundësi që nuk duhet humbur.

Duke folur për marrëveshjet në kuadër të ashtuquajturit “Bordi i Paqes”, Dugolli theksoi se dërgimi i FSK-së është derivat i këtyre angazhimeve dhe ka rëndësi të veçantë për vendin. Sipas tij, çdo vonesë mund të rezultojë në humbje të mundësive, duke rikujtuar se një rast i tillë është humbur edhe vitin e kaluar.

“Është e rëndësishme që të mos humbet kjo mundësi, pasi nëse vonohemi, mund të humbasim siç ka ndodhur vitin e kaluar”, u shpreh ai.

Dugolli shtoi se forca stabilizuese në Gaza përbën element kyç, veçanërisht duke pasur parasysh interesimin e Shtetet e Bashkuara të Amerikës për këtë mision. Ai theksoi gjithashtu se Kosova është pjesë e strukturave relevante ndërkombëtare dhe se marrëveshja pritet të ratifikohet.

“Jemi anëtarë të Bordit të Paqes dhe kjo çështje do të ratifikohet”, përfundoi Dugolli në emisionin Click të RTV21.

Të ngjashme

Të fundit