17.4 C
New York
Tuesday, April 30, 2024

Buy now

Dugolli i konkurron Mefit e Kollçakut: Kurti është i zhdërvjellët dhe i zgjuar në negociata

- Advertisement -

Garë e ashpër për ta fituar dashurinë e shefit po zhvillohet ndërmjet deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje. Prej deklaratave komike të deputetes Fatmire Kollçaku me frizerka e taksistë, te ajo e Mefail Bajçinovcit që shante Josef Borrellin, vijmë edhe te matësi i zgjuarsisë së kryeministrit Albin Kurti, Enver Dugolli.

Dugolli duke folur për takimin e djeshëm të Kurtit me Borrelin dhe Vuçiqin, tha se ishte një kurth në të cilën “nuk ra Kurti pasi që është i zhdërvjellët dhe i zgjuar në negociata”.

“Ishte një kurth që iu përgatit atje, por fatbardhësisht Kurti është i zhdërvjellët dhe i zgjuar në negociata dhe nuk ra pre e një kurthit të tillë, sepse Kurti nuk kishte shku për të diskutuar për targa, por për të biseduar. Takimi ishte thirrur për dakordim të dinamikës për planin franko-gjerman dhe krahas saj aty ishin përafru qëndrimet edhe për një vendim për targat”, tha ai në Tëvë1.

Sipas tij, temë kryesore do të ishte plani franko-gjerman i propozuar nga Bashkimi Evropian me qëllim normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

“Nuk është e vërtetë se për çështjen e targave u thirr takimi. Çështja kryesore që është thirr ai takim për të biseduar për planin e propozuar nga BE plani franko-gjerman dhe në kuadër të këtij plani janë parapri koha, afati dhe tash çka ka ndodhë… Kurti e tha se në njëfarë forme ka një tërheqje nga Borrell që e ka bërë atë propozim. Ai tha shumëçka, por akuzoi Kosovën që është fajtore për shkak se nuk u arrit një marrëveshje dhe e cila dështoi dhe ai u arsyetu se kishte një propozim për targa, por nuk ka qenë thirrja për targa”, tha ai.

Dugolli në emisionin “Këndi i Debatit” në tëvë1, theksoi se ky takim shpërfaqi konstatimin e Kurtit se Serbia deshi që çështjen e targave ta ngritë dhe ta alarmojë BE-në.

“Takimi që u thirr në Bruksel nga Borrell dhe Lajçak shpërfaqi atë konstatimin e Kurtit se Serbia deshi që çështjen e targave ta ngritë aq larg dhe ta alarmon edhe BE-në, edhe miqtë tanë ndërkombëtarë dhe ta paraqesë si problemin kyç. Nuk është kjo problemi kyç, por Serbia nuk ishte e gatshme të zbatojë planin franko-gjerman”, tha ai.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit