Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli, ka komentuar diskutimet rreth emrave të mundshëm për president, duke theksuar se Andin Hoti nuk është i lidhur me Vetëvendosjen.
Sipas tij, Hoti ka një të kaluar politike në Partia Demokratike e Kosovës dhe nuk mund të cilësohet si militant i VV-së.
“Andin Hoti nuk është militant i VV-së, ka pasur një të kaluar në PDK”, u shpreh Dugolli.
Ai gjithashtu akuzoi partitë opozitare për mungesë sinqeriteti në procesin e zgjedhjes së presidentit, duke thënë se ato ende nuk kanë treguar interes të vërtetë për arritjen e një marrëveshjeje.
“Nga partitë opozitare ka pasur jo sinqeritet dhe ende nuk kanë interes për çështjen e presidentit”, shtoi Dugolli në emisionin Click të RTV21.






