15.8 C
New York
Wednesday, October 23, 2024

Buy now

Dua Lipa shkëlqen me dukjen e re në të kuqe, në eventin “Variety’s Power of Women”

- Advertisement -

Ajo koordinonte veshjen e saj me flokët e saj të zjarrtë ngjyrë kumbulle, të stiluara lehtë dhe në valë të lirshme.

Dua Lipa u pa e buzëqeshur dhe duke u argëtuar gjatë gjithë mbrëmjes, duke konfirmuar miqësinë e saj të ngushtë me aktoren Margot Robbie.

Dy yjet e Hollywoodit qëndruan së bashku dhe realizuan një sërë fotografish, duke u përqafuar dhe duke shkëmbyer të qeshura në tapetin e kuq.

Më vonë, gjatë darkës, miqtë u ulën së bashku dhe vazhduan të shijonin mbrëmjen, ku Dua Lipa nderoi Margot Robbie me çmimin “Prodhuesja artistike e vitit”.

Lidhja e tyre dhe gëzimi i ndjerë në prani të njëra-tjetrës ishin vërtet në qendër të vëmendjes gjatë këtij eventi të rëndësishëm.

Yjet kanë punuar së bashku në filmin e famshëm të regjisores Greta Gerwig, “Barbie”.

Dua luan rolin e sirenës “Barbie” në këtë film, gjersa këndon edhe kolonën zanore të titulluar “Dance The Night”, ndërkohë Margot Robbie ka rolin kryesor në film.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit