Drita ka arritur ta fitojë derbin ndaj Ballkanit në kuadër të xhiros së 21-të në Superligën e Kosovës në futboll. Të kaltrit nga Gjilani triumfuan me rezultatin minimal 1:0.
Golin e vetëm dhe të fitores për vendësit e realizoi qendërmbrojtësi Mesa, i cili u asistua nga Besnik Krasniqi, shkruan Express.
Gjatë ditës ndeshjes, Drita ishte skuadër më e mirë, madje edhe e qëlluan shtyllën në pjesën e parë.
Vlen të ceket se në pesë minutat e fundit, për shkak të protestave me karton të kuq u ndëshkua trajneri i Dritës, Zekirija Ramadani.
Me këtë fitore, Drita grumbullon 40 pikë dhe i afrohet në katër pikë Ballkanit lider.
Malisheva vazhdon me formë fantastike, kësaj radhe triumfuan në udhëtim te Prishtina me rezultatin 0:2.
Golat e fitores për mysafirët i shënoi Altin Aliut, i cili shfrytëzoi gabimin katastrofal të portierit të kryeqytetasve, si dhe Rilind Haziraj.
Me këto tre pikë, Malisheva tash ka 35 pikë për pozitën e katërt, derisa Prishtina mbetet e pesta me 30 pikë.
Ndeshja e vetme që nuk dhuroi gola e fitues ishte Feronikeli 74-Gjilani.
Edhe pas këtij takimi vazhdon diferenca mes tyre në dy pikë. Më mirë në tabelë qëndron Nikli me 23 pikë në pozitën e shtatë, 21 i ka Gjilani i një vendi më poshtë.
Xhiroja e 21-të e Superligës mbyllet të nesërmen me dy përballje tjera.
Llapi luan në udhëtim te Fushë Kosova, derisa Dukagjini e pret Lirinë.