8.5 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Dritan Abazoviqi e shijon të dielën me barkën e tij në lumin Buna (Video)

- Advertisement -

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, është parë duke shijuar fundjavën me barkën e tij në lumin Buna.

Abazoviq është parë duke vozitur vetë varkën teksa kalon nëpër pushimoret e njohura përskaj lumit. Mirëpo ai ka marrë edhe kritika për këtë veprim.

Ljubomir Filipoviq, aktivist i shoqërisë civile, e ka kritikuar për shkak të barkës që përdor ai, e cila shpenzon shumë dhe ndot ambientin, ndërkohë që Abazoviq udhëheq URA-n një parti që avokon për ruajtje të ambientit dhe është anëtare e Të Gjelbrës Globale.

“Kryeministri i Malit të Zi nisi me një varkë të vogël. Më pak se dy vjet në pushtet, varka u bë më e madhe, kolegët dhe miqtë e partisë u pasuruan. Me që ta fjala, ai po shpejton këtu dhe po djeg shumë lëndë djegëse fosile. Kryetari i partisë së gjelbër”, ka shkruar Filipoviq,  aktivist dhe kolumnist në Cafe Montenegro. 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit