Afaristi nga Drenasi, Burim Bujupi, ka publikuar një statistikë interesante lidhur me votat e numëruara deri më tani për kandidatët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në Drenas dhe Skenderaj.
Sipas tij, në listën e 20 kandidatëve më të votuar në Drenas, mbi 24 mijë vota janë shpërndarë për kandidatët jashtë Drenasit, ku përfshihen edhe 7 kandidatë nga Skenderaji. Në anën tjetër, në Skenderaj, në listën e 15 kandidatëve më të votuar, nuk figuron asnjë emër nga Drenasi.
Kjo situatë ka nxitur reagime të shumta në opinion, me qytetarë që po e cilësojnë këtë disbalancë si të padrejtë.
