6.3 C
New York
Friday, November 29, 2024

Buy now

Dreka zyrtare, udhëtime, mëditje, ja sa shpenzuan për 5 muaj zyrtarët e Ministrisë së Bujqësisë

- Advertisement -

Për 5 muajt e parë të këtij vitit, Ministria e Bujqësisë ka shpenzuar rreth 30 mijë euro për dreka zyrtare, udhëtime, akomodim, bileta e mëditje. Shifrat që prijnë më së shumti janë në kategorinë e biletave të avionit.

Shumicën e kohës, nga ajo çfarë e prezanton në rrjete sociale, ministri i Bujqësisë e kalon nëpër ara, afër bujqve.

Por,  cilat janë shpenzimet e dikasterit me të cilin udhëheq Faton Peci?

Nga të dhënat që ka siguruar, televizioni afër 30 mijë euro ka shpenzuar ministri i Bujqësisë Faton Peci së bashku me kabinetin e tij për 5 muajt e parë të këtij viti.

Të gjitha këto shpenzime përfshihen në kategorinë e drekave zyrtare, akomodimit, bileta të avionit si dhe mëditje.

Vet i pari i kësaj ministrie Peci ka harxhuar 11 mijë e gjysmë euro që nga janari i këtij viti.

Derisa prijnë shpenzimet për bileta me 4 mijë euro si dhe dreka zyrtare brenda vendit me rreth 3 mijë e gjysmë euro.

Dukshëm më pak ka harxhuar pjesa tjetër e kabinetit.

Shpenzimet e zv.ministrit Imri Demelezi kapin shumën e 4 mijë e 600 euro për të gjitha kategoritë.

Nga të gjitha këto kategori, prinë ajo e biletave ku i gjithë kabineti në total ka shpenzuar 12 mijë e 447 euro.

Dy kategori tjera ku është evidentuar harxhim më i madh është akomodimi dhe mëditja që se bashku bëjnë 14 mijë e 855 euro për gjithë kabinetin.

Pikërisht në këto dy kategori dhe bileta, shefi i kabinetit Mentor Tahiri ka harxhuar nga kuleta e ministrisë 4 mijë e 286 euro.

Njësoj edhe këshilltarja politike Jehona Krasniqi ka shpenzuar 1 mijë e 770 euro.

Këto të dhëna për 5 mujorshin e parë të shpenzimeve, Ministria e Bujqësisë i ka dërguar pas kërkesës së televizionit për qasje në dokumente zyrtare.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit