28.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

Dortmundi e “nokauton” Milanin – triumfon dhe ua vështirëson punët kuqezinjve

- Advertisement -

Borussia Dortmundi ka bërë hap të madh drejt kalimit në fazën tjetër të Ligës së Kampionëve, pas fitores kundër Milanit.

“Milionerët” kanë fituar 1:3 kundër Milanit, në stadiumin San Siro, në qytetin e modës.

Giroud kishte mundësi të artë të kalonte në epërsi tek në minutën e gjashtë, por dështoi nga penalltia.

Nga po i njëjti pozicion nuk fali Reus që i dha epërsinë mysafirëve vetëm katër minuta më vonë.

Chukëueze barazoi shifrat 1:1 me golin e minutës së 37-të, ku dribloi dy kundërshtar dhe goditi saktë në portë.

Bynoe-Gittens në minutën e 59-të dhe Adeyemi në minutën e 69-të, gjunjëzuan Milanin për t’i siguruar fitoren mysafirëve.

Dortmundi është në vendin e parë me 10 pikë në Grupin F, ndërkaq Milani i fundit me pesë pikë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit