8.5 C
New York
Saturday, November 16, 2024

Buy now

Dorëzohet kallëzim penal ndaj ministres Nagavci

- Advertisement -

Profesori universitar Selam Lepaja, i cili ishte po ashtu ish-anëtar i Këshillit Drejtues të Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë, ka dorëzuar kallëzim penal ndaj ministres së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arbërie Nagavci, për mënyrën se si është liruar nga detyra e anëtarit në fakultetin e Mitrovicës.

Në kallëzimin penal të cilën e ka siguruar Albanian Post thuhet se fillimisht Lepaja ishte liruar nga detyra e anëtarit të Këshillit Drejtues në universitetin e Mitrovicës, ndonëse Nagavci, ishte e informuar për kërkesën e paautorizuar që ishte bërë nga profesori Ilir Mazreku, i cili kishte kërkuar lirimin e tij nga kjo detyrë.

“E dyshuara ministre Arbërie Nagavci, duke marrë për bazë faktin se ka qenë e inforumar me anë të emailit të datës 24.07.2023 të dërguar nga unë prof.asoc.dr. Salem Lepaja, lidhur me keqpërdorimin të një kërkese të paautorizuar të parashtruar nga i dyshuari Ilir Mazreku, e njejta – ministrja Arbërie Nagavci këtë email (dokument) të dërguar nga unë prof.asoc.dr.Salem Lepaja e ka fshehur (sikurse të mos ekzistonte fare), gjë që konsiston se më datë 29.09.2023”, thuhet në kallëzimin penal.

Për këtë veprim Nagavci dyshohet për veprën penale “Manipulim me prova”.

“Si dhe ekziston dyshimi i bazuar se fshehja e tillë nga e dyshuara ministre Arbërie Nagavci është bërë me qëllim të dhënies së ndihmës për të dyshuarin Ilir Mazreku me qëllim që i njëjti të shmanget nga përgjegjësia penale për veprat penale të kryera, me çka e dyshuara ministre Arbërie Nagavci ka kryer veprën penale të ‘Dhënies së ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale’ konform nenit 380 parag. 1 të KPRK-ës”, thuhet në kallëzim.

Përveç këtyre Nagavci po dyshohet që s’ka përmbushur detyrat zyrtare në zgjedhjen e rektorit të Universitetit të Mitrovicës, që po vlerësohet si i kundërligjshëm.

“Mos ndërmarrja e veprimeve lidhur me zgjedhjen në mënyrë të kundërligjshme të Rektorit të UIBM-ës Merita Shala”.

Kurse, përveç Shalës, pozitën e sekretarit të përgjithshëm në universitetin e Mitrovicës, në mënyrë të kundërligjshme dyshohet se e ka siguruar edhe Avdyl Beqiri.

“Mos ndërmarrja e veprimeve ligjore lidhur me zgjedhjen në mënyrë të kundërligjshme të Avdyl Beqirit në pozitën e sekretarit të përgjithshëm të UIBM-ës (i avancuar në këtë pozitë përkundër që ka aktakuzë të ngritur nga Prokuroria e Shtetit për tre vepra penale: ‘Keqpërdorim i detyrës dhe autoritetit zyrtar’ mundësim i përfitimit të paligjshëm të 40.000 eurove dhe falsifikimit /zhdukjes së 35 procesverbaleve zyrtare në UIBM; Falsifikimi i dokumentit zyrtar nga neni 427 I KPRK; dhe ‘Cenim i të drejtës për menaxhim” nga neni 220 KPRK”, sqarohet tutje në kallëzim penal.

Më 12 gusht të 2023-së, edhe shtëpia botuese “Luarasi”, kishte ngritur kallëzim penal në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), ndaj ministres së Arsimit Arbërie Nagavci, sekretares së Përgjithshme në këtë ministri, Fadile Dyla, si dhe këshilltarit të ministres, Valdrin Dervishaj, për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar si dhe falsifikim të dokumenteve.

Kurse, Gjykata Kushtetuese kishte njoftuar më 8 prill të vitit 2022 se ministrja e Arsimit, Arbëri Nagavci, i ka tejkaluar kompetencat e ministrisë dhe ka cenuar përgjegjësitë e pushtetit komunal në reformën që e kishte nisur ish-kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastratit.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit