Donjeta Sadiku ka bërë një tjetër paraqitje të jashtëzakonshme në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”, duke mposhtur bindshëm boksieren greke Sofia Legaki në gjysmëfinale të kategorisë deri në 60 kilogramë.
Boksierja kosovare ishte superiore gjatë gjithë meçit dhe i fitoi të gjitha rundet, duke dominuar përballjen nga fillimi deri në fund.
Me këtë triumf, Sadiku ka siguruar finalen e madhe dhe tashmë është vetëm një fitore larg medaljes së artë në Taranto.
Në finale, e cila zhvillohet nesër, Donjeta do të përballet me boksieren serbe Kristina Kuluhova, e cila gjithashtu triumfoi në gjysmëfinalen e saj.
Sadiku tashmë e ka të sigurt medaljen e argjendtë, por objektivi është i qartë: medalja e artë për Kosovën!
Pas fitores bindëse ndaj Legakit, Donjeta Sadiku dëshmoi edhe një herë se është një nga sportistet më të forta të Kosovës në arenën ndërkombëtare.






