Dogana e Kosovës zbulon municion të padeklaruar në bagazhin e një udhëtari në Aeroportin e Prishtinës

- Advertisement -

Dogana e Kosovës, gjatë kontrolleve rutinë të udhëtarëve në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, në fluturimin Hamburg – Prishtinë, ka ndaluar për kontroll një udhëtar i cili kishte kaluar nëpër kanalin e gjelbër.

Sipas njoftimit gjatë skanimit të bagazhit të tij, zyrtari doganor ka identifikuar elemente të dyshimta që mund të përbënin mall të ndaluar.

Si rezultat, është kryer kontroll fizik i valixhes, ku janë gjetur 11 copë fishekë për armë.

Menjëherë pas konstatimit të rastit, është njoftuar Policia e Kosovës në Aeroportin e Prishtinës, e cila ka ndërmarrë veprimet e mëtejshme ligjore dhe ka konfiskuar municionin e gjetur.

 

Të ngjashme

Të fundit