Sipas njoftimit të doganës, gjatë muajit tetor janë realizuar edhe një sërë aktivitetesh të rëndësishme, përfshirë eksportin e parë në pikën kufitare Dheu i Bardhë, pas hyrjes në zbatim të plotë të Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë Kosovë–EFTA.
Po ashtu, në kuadër të luftimit të kontrabandës, sektori i antikontrabandës ka parandaluar futjen e 121 telefonave celularë pa dokumentacion përkatës.
Një tjetër zhvillim ishte organizimi i punëtorisë së parë ndërkombëtare për vlerësimin doganor në Kosovë, në kuadër të Customs Programme, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të DG TAXUD.
Dogana e Kosovës ka bërë të ditur se do të vazhdojë angazhimin në forcimin e kontrolleve doganore, luftimin e aktiviteteve të kundërligjshme, lehtësimin e tregtisë dhe mbrojtjen e interesave financiare të vendit.






