Teksa shumëkush ende nuk po e beson lajmin e hidhur, në rrjetet sociale po shpërndahet postimi i fundit i sulmuesit, një mesazh plot optimizëm dhe shpresë për të ardhmen, i publikuar vetëm pak ditë më parë pas përfundimit të sezonit me Elbasanin.
Në atë postim, Bunjaku falënderonte tifozët për mbështetjen dhe shprehte entuziazmin për aventurën evropiane që e priste me klubin shqiptar.
“Faleminderit për këtë super mbështetje tifozat verdheblu. Do të takohemi së shpejti edhe në arenën evropiane”, kishte shkruar ai.
Sot, këto fjalë marrin një kuptim krejtësisht tjetër dhe shumë më të dhimbshëm për të gjithë ata që e njohën.
Fatjon Bunjaku iu bashkua Elbasanit verën e kaluar, duke qenë pjesë e një sezoni të suksesshëm që i siguroi skuadrës pjesëmarrjen në garat europiane. Më herët, ai kishte luajtur për Trepçën, Phoenixin, Lirinë, Gjilanin dhe Malishevën, ndërsa kishte veshur me krenari edhe fanellën e Kosovës U19 dhe U21






