9.9 C
New York
Friday, October 18, 2024

Buy now

Djegia e kazanit në Kosova A, KEK-u thotë se situata me energji do të jetë stabile

- Advertisement -

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK sh.a.) ka thënë për Indeksonline se nuk ka vend për shqetësim në lidhje me operimin dhe sigurinë në njësitë e TC Kosova A.

“Njësia A4 është ndalur për shkak të një lidhjeje të shkurtër në kabllot e matjeve, dhe është çkyçur nga puna në mënyrë të rregullt. Ekipet e mirëmbajtjes janë angazhuar që nga momenti i ndaljes së njësisë dhe po punojnë për sanimin e gjendjes, me qëllim që njësia të kthehet në operim sa më shpejt. Zjarri i raportuar në media ka ndodhur jashtë njësisë A4 dhe I njëjti është lokalizuar dhe fikur në kohë optimale nga zjarrfikësit. Korporata Energjetike e Kosovës fton të gjitha mediat dhe palët e interesit që në raste të tilla të kërkojnë informacione zyrtare nga KEK, për të evituar krijimin e panikut përmes lajmeve të pavërteta. Kjo është e rëndësishme për të siguruar që opinioni publik të jetë i informuar saktë” thuhet në njoftimin e KEK-ut.

Shala i PDK-së: Eksplodoi “bojleri” i Albinit në termocentralin Kosova A

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit