28.9 C
New York
Thursday, June 13, 2024

Buy now

Djali i Joe Biden shpallet fajtor për tri vepra penale

- Advertisement -

Hunter Biden u shpall fajtor të martën për tre vepra penale që lidhen me blerjen e një arme në vitin 2018 kur, sipas prokurorëve, gënjeu në një formular për blerje armësh, duke thënë se nuk ishte përdorues droge apo nuk kishte varësi nga droga.

Juria e shpalli zotin Hunter Biden fajtor për pretendime të rreme në formularin për blerjen e armës dhe për mbajtjen e armës në shkelje të ligjit për 11 ditë.

Në kohën kur u shqiptua vendimi i jurisë, zoti Hunter Biden shikoi pa reagim. Më pas, ai përqafoi avokatët e tij dhe mezi buzëqeshi. Ai puthi bashkëshorten e tij, Melissën, me të cilën doli së bashku nga gjykata.

Ai përballet me një dënim prej 25 vitesh në burg, por shkelëseve të ligjit për herë të parë nuk u jepen dënime kaq të rënda. Është e paqartë nëse gjykatësja e rastit Maryellen Noreika do ta dënojë atë me vuajtje të dënimit në burg.

Hunter Biden dhe kandidati republikan për president Donald Trump, rivali kryesor politik i Presidentit Joe Biden, janë gjetur fajtor nga juritë në këtë vit zgjedhor. /Zëri i Amerikës

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit