5.9 C
New York
Friday, November 29, 2024

Buy now

Djali i ish-komandantit Gani Imeri, Ariani, pas varrimit të babait: Faleminderit mijëra personave nga mbarë trevat shqiptare!

- Advertisement -
Djali i ish-komandantit të UÇK-së Gani Imerit, Arian Imeri ka falënderuar të gjithë që morën pjesë në homazhe për babain e tij dhe në ceremoninë e varrimit.
Ai ka falënderuar kryetarin e komunës, Ferit Idrizi për organizimin madhështor të ceremonisë së homazheve.
“Sot në vetvete e ndjeva edhe njëher se Komandant Gani Imeri nuk ishte vetem i yni, por ishte i gjithë Kosovës.” – shkroi Ariani.
Postimi i plotë:
Babë të përcollëm ashtu siq e meritove…
Faleminderit Kryetar Idrizi dhe komunës së Vushtrrisë për organizimin madhështor të kësaj ceremonie.
Faleminderit mijra personave nga mbarë trevat Shqiptare që ishit prezent në homazhe dhe ceremonin e varrimit.
Sot në vetvete e ndjeva edhe njëher se Komandant Gani Imeri nuk ishte vetem i yni, por ishte i gjithë Kosovës.

Nanë Mehreme e vlla Visar, familje e madhe Imeri mbahuni të fortë se vërtet krenaria është më e madhe se dhimbja.

Babi na la, por shokët e tij të idealit e të paqes na erdhen pranë siq i qëndruan pran në luftë e në paqe e sna lan vetë.
Krenar sa të është jeta për ty e veprat tua.

Babë emri yt nuk vdes kurr!

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit