3.7 C
New York
Friday, January 31, 2025

Buy now

Djali i deputetit të VV-së në spotin e Bedri Hamzës: Zotëriun e respektoj

- Advertisement -

Duket se kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka filluar t`i bëj për vete edhe mbështetësit e Lëvizjes Vetëvendosje.

Në punëtorinë e parë, që Hamza e ka mbajtur me qytetarët në qytetin e Gjakovës, ka marrë pjesë edhe Agon Kokaj, djali i deputetit të VV-së, Jahja Kokaj.

Madje, në këtë punëtori ai ka diskutuar me Hamzën, duke shprehur admirim për kandidatin e PDK-së për kryeministër, raporton Nacionale.

Në videon që Hamza e ka postuar në profilin e tij në “Facebook”, Kokaj thotë se e respekton Bedri Hamzën.

“E urrej politiken, por zotëriun e respektoj”, thotë Kokaj në videon e postuar nga Hamza.

 

 

×

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit