Ish-ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Anton Quni, ka bërë të ditur se djali i tij, Dritoni, është betuar si pjesëtar i Forcave të Armatosura të Kroacisë.
Përmes një postimi në Facebook, Quni ka shprehur krenarinë për të birin, duke theksuar se përvoja në ushtrinë kroate do të ndikojë në formimin e karakterit dhe përgatitjen e tij për sfidat e jetës.
Ai ka përmendur disiplinën, etikën, shkathtësitë ushtarake dhe punën në grup si disa nga vlerat që Dritoni do t’i përvetësojë gjatë shërbimit.
Quni ka theksuar se, pavarësisht uniformës që do të mbajë, i biri do të mbetet përfaqësues i traditës dhe kulturës shqiptare.
Në fund, ai i ka uruar shërbim të mbarë dhe përfundim me nder të shërbimit ushtarak.






