9.7 C
New York
Thursday, April 25, 2024

Buy now

Divorce e ndarje të papritura, këto çifte të showbizzit shqiptar i dhanë fund lidhjes në 2021!

- Advertisement -

Pa dyshim, më shumë se gjithçka, komentohet në mediat rozë jeta private e personazheve të famshme. Mirëpo, për disa prej tyre, çështjet e zemrës nuk shkuan dhe aq mirë këtë vit që po lëmë pas.

Ndaj, News31 po ju risjell në kujtesë, ndarjet më të bujshme në showbizz-in shqiptarë.

Bora Zemani dhe Donald Veshajabout:blank

Historia e tyre ka patur ulje-ngritje dhe zhvillime të papritura gjatë gjithë vitit. Moderatorja dhe aktori i humorit, Donald Veshaj nisën të përfliteshin për një ndarje që në muajin prill. Shkak për këtë thuhej se ishte bërë xhelozia.

Gjithçka ndryshoi në “Big Brother VIP”, me surprizën e Borës për Donaldin, dhe puthjen mes tyre, që u duk si një ribashkim. Mirëpo, të gjithë gabuam, pasi pak javë më vonë, aktori nisi një lidhje me këngëtaren Beatrix Ramosaj, duke mbyllur kështu historinë me moderatoren.

Divorce e ndarje të papritura, këta çifte të showbizzit

Jonida Maliqi dhe Romeo Veshaj

Ishte këngëtarja, ajo që gjatë një interviste, konfirmoi ndarjen nga aktori i humorit, megjithëse nuk dha një arsye konkrete.

“Ka qenë histori shumë e bukur dhe për sa kohë ishte e tillë e ndava me publikun. Vjen një moment gjithçka zbehet dhe nuk ka asnjë arsye konkrete, më besoni. Nuk doja ta thosha nga erdhi si erdhi, por ramë në konsensus”, tha ajo.

Divorce e ndarje të papritura, këta çifte të showbizzit

Loredana dhe Mozzik

Pak muaj më parë, përmes një postimi në rrjete sociale, Loredana konfirmoi ndarjen e shumë komentuar nga Mozzik. Ajo shkruante se ata janë të dy shumë kokëfortë dhe nuk mund të kenë një marrëdhënie të shëndetshme. Reperja zbuloi se pavarësisht problemeve të tyre, ata kanë përgatitur një album dhe do t’i jetë përjetë mirënjohëse Mozzikut sepse i ka falur dhuratën më të bukur në jetë, vajzën.

Divorce e ndarje të papritura, këta çifte të showbizzit

Semi Jaupaj dhe Bojken Lako

Bojken Lako dhe Semi Jaupaj i dhanë fund romancës 10 vjeçare në maj të këtij viti. Dy artistët nuk dhanë detaje rreth arsyes përfundimit të marrëdhënies por ata pranuan se kanë mbetur miq shumë të mirë dhe se e respektojnë shumë njëri tjetrin edhe pas ndarjes, gjë që e tregoi edhe këngëtarja në “Big Brother VIP”.

”.

Divorce e ndarje të papritura, këta çifte të showbizzit

Oriola Marashi dhe Eros Grezda

Të gjithë mendonin se ishin fejuar, por shumë shpejt qarkulloi lajmi se modelja seksi Oriola Marashi dhe futbollisti Eros Grezda ishin ndarë.

Pas shumë kohësh spekulimesh, ishte vetë futbollisti që konfirmoi se ka ndarë rrugët me modelen.

“Për Oriolën kam shumë respekt dhe gjithashtu për familjen e saj. Po, është e vërtetë që ne jemi ndarë dhe nëse ndonjëherë do të jemi bashkë, kjo do të jetë vetëm si shokë”, tha ai në fund të verës duke mos lënë më vend për dyshime.

Divorce e ndarje të papritura, këta çifte të showbizzit

Cozman dhe Fjolla

Pas shumë fotosh bashkë në rrjetet sociale, Cozman dhe Fjolla (e panjohur për publikun para lidhjes me reperin), i dhanë fund lidhjes së tyre disa mujore në shtator.

Dyshja fshinë njëri-tjetrin nga rrjete sociale dhe menjëherë u aludua se ishin ndarë.

Divorce e ndarje të papritura, këta çifte të showbizzit

Erion Zeqiraj dhe Blerta Ligaj

Moderatori dhe partnerja e tij një vit më parë shpallën fejesën dhe ishin shumë të lumtur që së shpejti do të lidhnin kurorë, por pikërisht në prag martese, i dhanë fund marrëdhënies.

Ata hoqën çdo foto të njëri tjetrit në instagram dhe pranuan se romanca mori fund.

Divorce e ndarje të papritura, këta çifte të showbizzit

Mira Konçi dhe Shpëtim Saraçi

Divorci më i bujshëm i këtij viti padyshim që është ai i kompozitorit Shpëtim Saraçi dhe këngëtares Mira Konçi. 25 vite martesë morën fund disa muaj më parë. Pas ndarjes Shpëtim Saraçi u kthye të jetojë në Shqipëri, ndërsa Mira Konçi vijon jetën në Amerikë me dy fëmijët e saj.

Divorce e ndarje të papritura, këta çifte të showbizzit

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit