6.6 C
New York
Friday, March 29, 2024

Buy now

Dita më e mirë për të filluar një dietë sipas shkencës

- Advertisement -

Sado ironike të duket, ekspertët thonë se dita e parë e javës është ideale për të nisur një dietë. Në fund të fundit, është praktikisht një fillim i ri dhe ju mund të futeni më lehtë në mentalitetin e “fillimeve të reja”. Çdo e hënë është një ditë e shkëlqyer për çdo lloj rindezjeje. Shumë raportojnë se e shohin të hënën si një buton “rivendosjeje” dhe motivim për të arritur qëllimet e tyre në fillim të javës.

Të ndihesh i përgatitur për të bërë një ndryshim në jetën tënde ndihmon në çdo fillim. Por të jesh i sigurt që e di ditën specifike mund të jetë edhe më e dobishme. Ndoshta keni shkuar te mjeku dhe ai ju ka thënë se duhet të kujdeseni për dietën tuaj për të ulur kolesterolin. Në përgjithësi çdo moment që mund të veprojë si një thirrje zgjimi çon në dieta më të suksesshme. Nëse gjërat bëhen të vështira gjatë rrugës, gjithmonë mund t’i kujtoni vetes pse jeni në këtë rrugë.

Pas ditëlindjes suaj

Ekspertët e quajnë atë “efekti i fillimit të ri”. Në një studim nga Universiteti i Pensilvanisë, studiuesit zbuluan se njerëzit kishin më shumë gjasa të ndërmarrin veprime për qëllimet e tyre shëndetësore pas datave historike, duke përfshirë festat dhe ditëlindjet. Studiuesit shpjegojnë se pas një momenti historik kalendar, ju keni më pak gjasa të përqendroheni në gabimet e së kaluarës dhe t’i përmbaheni sjelljeve që pasqyrojnë më mirë veten tuaj të re.

Çdo ditë në tetor është një ditë e mirë për dietë

Pak para festave të Krishtlindjeve, nuk është çudi që hulumtimi në Neë England Journal of Medicine tregoi se mund të duhen deri në pesë muaj për të hequr kilogramët e festave. Kështu që tetori u shfaq si muaji më i mirë i zgjidhjes në çdo gjë që ka të bëjë me dietën. Ideja kryesore këtu është se parandalimi është shumë më i thjeshtë sesa përpjekja për të humbur peshë më vonë.

Pas një ndryshimi të madh

Le të themi se jeni transferuar në një shtëpi të re, ose sapo keni filluar një punë të re. Një mënyrë jetese e re dhe një rutinë e re është koha e përsosur për të adoptuar zakone të reja të mira. Kjo mund të nënkuptojë të bëni ndryshime të vogla drejt qëllimit tuaj më të madh. Si për shembull fillimi i ditës me një mëngjes të shëndetshëm ose reduktimi i sasisë së sheqerit në dietën tuaj./abcnews.al

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit