Xhudistja kosovare Distria Krasniqi ka fituar duelin e saj të parë në Kampionatin Evropian të xhudos.
Krasniqi e nisi garën direkt nga raundi i dytë, pasi në të parin kaloi pa luftë. Në këtë pikë të garës, ajo u përball me xhudisten Tereza Bodnarova në kategorinë 52 kilogramë – duke arritur fitore me pikë.
Xhudistja nga Kosova tenton medaljen në këtë Kampionat Evropian, teksa e nisi pëer mrekulli me fitore ndaj xhudistes nga Çekia.






