Disa vetura në rrugët e Prishtinës kapen duke vozitur deri në 197 km/h, ku kufizimi ishte 80 km/h

- Advertisement -

Policia e Kosovës ka nisur kontrolle të intensifikuara në rrugët nacionale dhe rajonale të rajonit të Prishtinës, me fokus në identifikimin e kundërvajtjeve në trafik dhe parandalimin e aksidenteve.

Sipas njoftimit të Policisë, gjatë kontrolleve të fundit janë evidentuar raste të rënda të tejkalimit të shpejtësisë, ku në zona me kufizim prej 80 kilometrash në orë, disa automjete janë regjistruar duke lëvizur deri në 197 km/h.

“Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor në kuadër të DRP-së Prishtinë kanë nis kontrollet e intensifikuara në rrugët nacionale dhe rajonale, përmes përdorimit të automjeteve inteligjente për identifikimin e kundërvajtjeve në trafik”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Policia ka bërë të ditur se ndaj shkelësve do të ndërmerren masa ligjore, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe mbrojtjen e jetës së qytetarëve.

“Policia e Kosovës do të zbatojë masa rigoroze ligjore ndaj të gjithë shkelësve, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe mbrojtjen e jetës së qytetarëve”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, Policia u ka bërë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në trafik që të respektojnë kufizimet e shpejtësisë dhe sinjalistikën rrugore, si dhe t’i përshtatin lëvizjet me kushtet e rrugës, veçanërisht gjatë natës.

“Respektoni rregullat e trafikut – shpëtoni jetë!”, apelon Policia.

Të ngjashme

Të fundit