Diplomatë e prokurorë: “Besojmë në pafajësinë e ish krerëve të UÇK-së” (Video)

- Advertisement -

Në prag të vendimit të Gjykatës Speciale për ish-krerët e UÇK-së, që pritet të jepet brenda rreth një muaji, kanë reaguar dy figura ndërkombëtare me përvojë në drejtësinë e luftës.

Daan Everts, ish-shef i Misionit të OSBE-së në Kosovë, u shpreh i bindur në pafajësinë e tyre, duke thënë se nuk sheh rezultat tjetër përveç lirimit.

Ndërsa ish-prokurori i Tribunalit të Hagës, Geoffrey Nice, deklaroi se procesi ndaj tyre është ndikuar nga një vendosmëri politike që në fazat e hershme dhe se propozimet për dënime të gjata janë joproporcionale.

Katër ish-udhëheqësit e UÇK-së – Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi – janë në paraburgim që nga nëntori i vitit 2020, ndërsa vendimi përfundimtar pritet së shpejti.

Detajet mund t’i gjeni në kronikën e përgatitur nga Klan Kosova:

Të ngjashme

Të fundit