9.3 C
New York
Saturday, April 13, 2024

Buy now

“Dimal Basha, ulu!”, Konjufca i reagon deputetit të Vetëvendosjes që e pengoi deputeten e LDK-së në foltore

- Advertisement -

Derisa në foltoren e Kuvendit të Kosovës po fliste deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, për themelimin e një komisioni hetimor për kontratat njëburimore, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, i ka kërkuar deputetit nga partia e tij, Dimal Bashës, që të mos e pengojë atë.

Dimal Basha, a ka mundësi mos me pengu deputeten. Ulu!”, i kërkoi Konjufca.

Për reagimet nga ulëset të deputetëve të pozitës më pas u ankua edhe bashkëpartiaku i Kica-Xhelilit, Driton Selmanaj.

“Njerëzit ndoshta jashtë nuk munden me e dëgju, pro është një kakofoni e tmerrshme këtu brenda dhe fyerje personale. Prandaj, unë ju sugjeroj të respektoni rregulloren dhe njerëzit që shkaktojnë probleme të mbarëvajtes të largohen nga seanca”, tha Selmanaj.

Ndërkaq, kryetari Konjufca tha se ata që kundërshtojnë derisa kolegët e tyre flasin ta marrin fjalën pas dhe të zhvillojnë parlamentarizëm në mënyrën e duhur.

“Unë s’e kuptoj pse s’e këta që e gjuajnë fjalë dhe e pengojnë deputeten nuk e marrin tash të drejtën e fjalës. Kjo është mënyra qysh zhvillohet parlamentarizmi. Parlamentarizmi është që e dëgjon kolegun duke folur dhe më pas e merr fjalën dhe i zhvillon argumentet tua. Jo kështu me e pengu përmes zhurmës. Nuk është në rregull për besë”./express

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit