15.5 C
New York
Sunday, May 19, 2024

Buy now

“Dikur rrotullonin xhipat”, Lushi: EULEX-i po terrorizon familjet e heronjve, pse po heshtin Kurti e Sveçla?

- Advertisement -

Veprimtari Uk Lushi ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti dhe ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, për mosreagim ndaj bastisjeve të fundit të EULEX-it me urdhër të Gjykatës Speciale.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se dikur Kurti dhe Sveçla i rrokullisnin xhipat e EULEX-it.

Ai është shprehur i habitur me heshtjen e tyre ndaj veprimeve të fundit të EULEX-it, i cili ka bastisur qytetar dhe familje heronjsh.

Si është e mundur që Albin Kurti dhe Xhelal Sveçla dikur rrotullonin xhipat e EULEX-it dhe me të drejtë kërkonin që shteti i Kosovës të jetë sovran në monopolin policor dhe ligjor, kurse tash, ndërsa janë në pushtet kjo dyshe trimash, EULEX terrorizon qytetarë dhe familje heronjësh të Kosovës me bastisje si dikur milicia serbe, megjithatë Kurti dhe Sveçla nuk bëzajnë?! Çka ka ndodhur me ju dhe azganët e VV-së? Deri kur nuk do të guxoni të flisni dhe veproni si qeveri, pushtet dhe shtet?!”, ka shkruar Lushi.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit