7 C
New York
Friday, April 26, 2024

Buy now

Dikur protestonte kundër, Kurti tash thotë se Pako e Ahtisaarit është thelb i Kushtetutës së Kosovës

- Advertisement -

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka marrë pjesë të hënën në pritjen për Ditën e Pavarësisë së Finlandës.

Në fjalën e tij, Kurti ka folur edhe për historinë e shtetit finlandez, duke përmendur këtu edhe ish-presidentin Martti Ahtisaari.

Ani pse në të kaluarën vetë Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje e drejtuar prej tij kishin kundërshtuar ashpër Pakon e propozuar nga Ahtisaari, të hënën kryeministri është treguar i kujdesshëm në fjalën e tij.

Kurti e ka quajtur propozimin e Ahtisaarit si thelb të Kushtetutës së Kosovës.

“Për të mos harruar, në historinë tonë të re kemi njohur dy Martti-t: Martti Ahtisaari dhe Martti Koskenniemi. Propozimi gjithëpërfshirës i statusit të Presidentit Ahtisaari u bë thelbi i Kushtetutës sonë, ndërsa mbrojtja e pavarësisë sonë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë nga Koskenniemi është një ese shembull për vetëvendosjen. Por, ato ishin vitet e Nokia-s, jo të Iphone-it dhe Huaëei-t” ka thënë Kurti.

Kurti ka thënë se si fëmijë është njoftuar me Finlandën përmes filmave dhe sporteve, pa e vizituar kurrë fizikisht.

“Si fëmijë, ndërsa shikoja sporte, mbaj mend mirë skitarin Matti Nykänen dhe më vonë ngasësin e Formula 1 Mika Häkkinen. Kur fillova të shikoj filma, filmat e Aki Kaurismäki-t, më bënë të pëlqeja Finlandën dhe të ndihesha sikur e njihja Finlandën pa qenë kurrë atje, dhe pastaj përsëri, bija në dyshime nëse pëlqimi i filmave të tij thotë diçka më thellë për veten time sesa për vetë Finlandën” ka thënë Kurti.

Por, vetë kryeministri Kurti që nga koha kur Vetëvendosje ishte vetëm si lëvizje dhe jo si parti politike, kishte kundërshtuar rreptë propozimin e Ahtisaarit për Kosovën.

Kurti kishte thënë se kjo pako mund t’i ofrojë Kosovës pavarësi, por jo sovranitet.

“Plani i Ahtisarit ishte ai që i dha ulëse të rezervvuara pakicës serbe në Kuvendin e Kosovës se ashtu e kërkonte Beogradi dhe ata tani po na bllokojnë formimin e ushtrisë së Kosovës, betonizoi sundimin ndërkombëtar mbi Kosovë dhe në të njëjtën kohë e bëri Kosovën pjesë të borxhit të jashtëm të Serbisë ndërkohë që ne nuk kemi marrë pjesë në suksesionin e pasurisë së Jugosllabvisë. Plani i Ahtisarit e bëri Kosovën të pavarur por pa sovranitet. Një pavarësi e tillë pa vetëvendosje për popullin e Kosvës ishte arsyeja që protestohej atëherë”, kishte deklaruar Kurti për protestën e 10 shkurtit të vitit 2007 ku u vranë dy protestues dhe u plagosën 80 të tjerë.

Për shkak të protestave të dhunshme dhe dëmeve të shkaktuara, Ahtisaari në atë kohë i kishte bashkangjitur planit të tij për Kosovën edhe letrën dërguar Sekretarit të Përgjithshëm të OKB të asaj kohe për pavarësi të mbikëqyrur.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit