Një pjesë e veturës së nënkryetares së Leposaviqit, Dragana Miletiq është djegur.
Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së hënës.
Kështu tha për Insajderin, ushtruesi i detyrës së drejtorit të policisë në veri, Veton Elshani.
“Po, e kemi një rast në Komunë të Leposaviqit. Një pjesë e një veture është kapluar nga flakët”, tha Elshani.
Elshani tha se arsyet e këtij rasti ende nuk dihen.
Kohë më parë, ajo ka thënë se ishte kërcënuar.
Miletiq, kishte kërkuar edhe mbrojtje nga ana e policisë,