Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone, ka deklaruar se ky sezon ka qenë ‘shumë i mirë’ për “Los Rojiblancos” deri më tani, megjithëse ndeshjet e fundit të sezonit do të diktojnë se si do të vlerësohet viti i tyre.
Para ndeshjes gjysmëfinale në Kupën e Mbretit kundër Barcelonës, trajneri Simeone tha se do ta përsërisin lojën që e kanë treguar në ndeshjet e kaluara.
“Ne do të kalojmë nëpër periudha të ndryshme. Ata do të kenë shumë posedim të topit. Ne do të përsërisim ndeshjet që kemi treguar. Nuk mendoj se do të ketë shumë ndryshime për ta apo për ne. Secili lojtar do të përpiqet ta çojë atje ku mund të performojë më mirë”, tha Simeone në konferencën për media.
“Cesar, Reinildo ose Galan mund të luajnë. Të tre janë të etur për të luajtur. Unë do të vendos se kush do të shkojë i pari,” komentoi Simeone për pozicionin e mbrojtësit të majtë.
Tutje ai shtoi: “Ai që nuk përpiqet, dështon; ai që përpiqet, nuk dështon. Sezoni po shkon shumë mirë, ndoshta nuk e keni dëgjuar këtë, kështu që do ta them përsëri, ka qenë një sezon shumë i mirë. Rezultati i ndeshjes do të diktojë nëse sezoni është shumë i mirë, i jashtëzakonshëm apo mesatar”.