17.9 C
New York
Saturday, May 18, 2024

Buy now

Die Welt: Orbani i dytë i Evropës e zhyt BE-në në një dilemë, Serbia s’ka demokraci

- Advertisement -

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, shtyp opozitën dhe median dhe kërkon afërsi me regjimin rus – ashtu si Hungaria. Megjithatë, vendi i tij konsiderohet një kandidat i rëndësishëm për anëtarësim në BE. Pse Brukseli është kaq i butë?

Kështu e nis artikullin gazeta e madhe gjermane Die Welt,

Një njeri që ka gjithçka që duhet për t’u bërë Viktor Orbán i dytë është duke pritur në portat e BE-së. Ashtu si kryeministri hungarez, ai shtyp zërat kritikë dhe kërkon lidhje të ngushta me regjimin rus. Ai di se si të përdorë levat politike kundër Brukselit – dhe, ashtu si Orbán, largohet me pozicione që bien ndesh me interesat evropiane. Burri është Aleksandar Vuçiq, 52 vjeç, president i Serbisë, shkruan Die Welt.

Vuçiq qeveris vendin më të madh dhe politikisht më të rëndësishëm të Ballkanit Perëndimor dhe, sipas deklaratave zyrtare nga Brukseli, kandidati më premtues për anëtarësim në BE.

Për shtypjen e medias në Serbi ka folur edhe gazetari serb i televizionit N1 Dushan Mlladenjoviç. Ai thotë se ata shahen çdo ditë si tradhtarë dhe agjentë të CIA-s.

“Çdo ditë na shajnë si tradhtarë, mercenarë të huaj dhe agjentë të CIA-s, edhe nga anëtarët e partisë në pushtet në parlament.”, ka thënë Mlladenjoviç.

Ai ka treguar se si është përndjekur dy herë edhe kur ka qenë jashtë me fëmijën e tij. Megjithatë gazetari serb thotë se pavarësisht që Qeveria serbe nuk i pëlqen zërat kritika, gazetarët do të bëjnë punën e tyre dhe jo të kujdesen për imazhin e qeverisë serbe.

Në Serbi jo vetëm shtypi i lirë është nën presion. Qeveria po ngacmon gjithashtu shoqërinë civile dhe opozitën, sipas një raporti të organizatës joqeveritare Freedom House . Serbia nuk klasifikohet më si demokraci, por si “regjim hibrid”.

Zgjedhjet në vend janë të lira, por jo të drejta. Raporti përshkruan “dominimin e medias nga partia në pushtet, presionin ndaj votuesve dhe parregullsi të tjera”. Prandaj presidenti Vuçiq dominon sistemin politik.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit