0.6 C
New York
Saturday, November 30, 2024

Buy now

Dialogu, Kurti diskutoi me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut

- Advertisement -

Në margjina të Forumit Ekonomik të Vjenës, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, takoi Kryeministrin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski.

 

Gjatë këtij takimi, rëndësi të veçantë iu kushtua raporteve të mira ndërshtetërore ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut, derisa u fol për përkushtimin e dy vendeve në synimin e përbashkët për integrim në Bashkimin Evropian, si dhe sfidat përgjatë këtij rrugëtimi.

 

Kryeministri Kurti theksoi rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit si në planin bilateral ashtu edhe atë rajonal në fusha me interes të ndërsjellë, me qëllim avancimin e mëtejmë të fqinjësisë së mirë, dhe në shërbim të qytetarëve të të dyja vendeve. Në këtë kontekst u diskutua edhe për sektorin e energjisë, potencialin që dy vendet kanë edhe strategjitë tyre mbi këtë sektor.

 

U bisedua edhe për zhvillimet e fundit në kuadër të procesit të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian dhe takimin e 21 tetorit me liderët evropianë, me ç’rast kryeministri Kurti e njoftoi homologun e tij mbi qëndrimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës se nënshkrimi i marrëveshjeve do të nënkuptonte pranim, e për rrjedhojë edhe garanci për zbatim të plotë të Marrëveshjes Bazike dhe Aneksit Zbatues.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit