Kryeministri Albin Kurti nuk ka pranuar të përgjigjet lidhur me arsyen pse projektligji për plotësim-ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara në Hagë nuk është përfshirë në rendin e ditës së mbledhjes së sotme të Qeverisë.
Kurti është pyetur nga gazetarët për këtë çështje, por nuk ka dhënë përgjigje.
Ndërkohë, Partia Demokratike e Kosovës ka mbledhur sot Grupin Parlamentar për të diskutuar, ndër të tjera, edhe për këtë projektligj.
Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, ka kritikuar mospërfshirjen e projektligjit në rendin e ditës së Qeverisë, duke e cilësuar këtë si të papranueshme dhe të pashpjegueshme.
Ndërsa deputeti tjetër i PDK-së, Rrahman Rama, ka deklaruar se ky projektligj për partinë e tij përbën prioritet.






