Aktori i njohur Leonardo DiCaprio festoi Vitin e Ri me stil e miq të ngushtë në një festë të mbushur me yje në Saint-Barthélemy.
Ai vazhdoi pushimin dhe relaksimin në një jaht të madh në shoqërinë e shokut të tij të ngushtë, aktorit dhe muzikantit Lukas Haas, të martën pasdite, raporton Daily Mail.
Aktori 47 vjeçar dukej në formë i veshur me veshje noti të thjeshta me ngjyrë të kaltër.
Ai po shijonte rrezet e diellit pas një jave të stuhishme në Detin Karaibe, ku festuan me miliarderin e Amazon, Jeff Bezos, të dashurën Lauren Sanchez e Drake dhe figura të tjera të famshme festën e ndërrimit të viteve.