8.2 C
New York
Sunday, November 24, 2024

Buy now

Dhjetëra miliona po u merren komunave – Asociacioni fton Kurtin të ‘rrëfehet’ për kontratën kolektive

- Advertisement -

 

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti është ftuar për nesër, në një takim me kryetarët e komunave të Kosovës.

Ftesë, Kurtit i ka shkuar që të diskutohet në fokus për telashet që kanë komunat e Kosovës me kontratën kolektive.

Takimi do të mbahet në orën 13:00.

“Ky takim është kërkuar nga Asociacioni pas sfidave që komunat po ballafaqohen në vazhdimësi me zbatimin e kontratës kolektive”, ka thënë për Periskopin, Sazan Ibrahimi – drejtor Ekzkutiv në AKK.

Sipas Ibrahimit, komunat po ndëshkohen padrejtësisht duke iu marrë mjetet financiere për diçka që nuk e kanë nënshkruar.

“Komunave po i bllokohen xhirollogaritë bankare dhe si pasojë, komunave janë duke iu marë me dhjetëra miliona euro dhe poashtu po keq-klasifikohen në raport të auditimit”, ka thënë ai.

Kontrata kolektive është ndërprerë nga Qeveria aktuale, mirëpo një vendim i gjykatës Supreme i tetorit të vitit të kaluar thotë se punonjësve arsimor duhet t’i kompenzohet norma e inflacionit dhe gradimi i tyre

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit