25.4 C
New York
Wednesday, July 24, 2024

Buy now

Dëshironi të jetoni në Itali? Toskana do t’ju paguajë deri 30 mijë euro nëse përzgjidheni

- Advertisement -

E keni imagjinuar ndonjëherë të jetoni nën diellin toskan? Nëse po, ëndrra juaj mund të bëhet realitet, falë një nisme të re në këtë rajon të bukur italian që ofron stimuj financiarë për njerëzit që dëshirojnë të lëvizin në qytetet e tij simpatike dhe më pak të populluara.

Programi “Residenzialità in Montagna 2024” në Toskanë po përpiqet të tërheqë banorë të rinj në komunitetet e saj malore rurale me grante prej 10,000 € (rreth 10,715 dollarë) deri në 30,000 € (rreth 32,145 dollarë) për të ndihmuar në mbulimin e kostos së blerjes dhe rinovimit të një shtëpie.

Sipas faqes së internetit të pasurive të paluajtshme Idealista, çmimi mesatar për të blerë një shtëpi në provincën më të lirë të Toskanës, Pistoia, ishte 1,472 € për metër katror në 2022. Pra, për një shtëpi rreth 100 metra katrorë mund të paguash 152 mijë euro.

Kjo nismë synon rinovimin dhe stabilizimin e popullsisë në këto zona, të cilat kanë shënuar një rënie të ndjeshme ndër vite.

Sipas New York Times, Ministria e Mjedisit e Italisë publikoi një studim në vitin 2016 që tregonte se gati 2500 qytete ishin aq të shpopulluara sa nuk do të mbijetonin më shumë se 25 vjet.

Me një fond total prej 2.8 milionë eurosh të dedikuara për rigjallërimin e këtyre komuniteteve malore, Toskana është e angazhuar të sjellë jetë të re në peizazhet e saj të bukura.

Aplikantët duhet të jenë shtetas italianë, qytetarë të BE-së ose shtetas jo-BE me leje qëndrimi afatgjatë dhe duhet të marrin përsipër të regjistrohen si banorë në një qytet italian dhe nuk mund të jenë banorë të komuniteteve malore.

Afati për paraqitjen e aplikimeve është i shkurtër, mbyllet deri më 27 korrik.

Për të aplikuar, kolonët e mundshëm mund të vizitojnë faqen zyrtare të rajonit të Toskana dhe të plotësojnë formularët e nevojshëm në internet.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit