Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës Aida Dërguti, ka kritkuar deklaratat e shefes së diplomacisë kosovare Donika Gërvalla – Schwarz, ndaj ish-emisarit amerikan për Ballkanin Perëndimor, Richard Grenell.
“Zotëri Grenell do të jetë një person shumë i rëndësishëm dhe si shefe e diplomacisë ajo ka bërë huqe të madhe”, tha Dërguti duke iu referuar Gërvallës në Rubikon të Klan Kosovës.