Aida Dërguti e ftuar në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova komentoi çështjen e zgjedhjes së presidentit të vendit.
Dërguti tha se LVV ka filluar fushatën e fajësimit të opozitës për shkuarje në zgjedhje, teksa komentoi deklaratën e Konjufcës në të cilën thuhet se çështja e zgjedhjes së presidentit është në vullnetin e opozitës, raporton KlanKosova.tv.
“E kanë filluar fushatën me fajësimin e opozitës për shkuarjen në zgjedhje. Kjo është në kuadër të saj, varet nga vullneti i opozitës. Ndërkohë që në takimin e fundit me LDK-në pasi doli Kurti tha se numrat e LDK-së janë të pamjaftueshëm, pra e përjashtoi si mundësi për koalicion. AAK-në nuk e ka marrë fare në konsideratë duke mos e takuar asnjëherë, ndërkohë që PDK i tha që na dërgo një letër për kërkesën për takim që ta kemi të qartë se cili është qëllimi, tash e një javë nuk ka asnjë lëvizje”, tha ajo.






