29.3 C
New York
Thursday, May 9, 2024

Buy now

Deputetja e PDK-së: Osmani i urren luftëtarët e UÇK-së, është vetëm notere e Kurtit

- Advertisement -

Deputetja e PDK-së në Kuvendin e Kosovës, Floretë Zejnullahu, e ka cilësuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani, si “notere” të kryeministrit Albin Kurti, ndërsa ka vlerësuar se i urren luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Këtë gjë Zejnullahu e ka thënë me anë të një postimi në llogarinë zyrtare të saj në ‘Twitter’, duke thënë se Osmani u zgjodh në atë pozitë me “vota të blera të Listës Serbe”.

“Vjosa Osmani është përçarëse dhe nuk përfaqëson unitetin. Ajo është vetëm notere e Albin Kurtit e zgjedhur në atë pozicion me vota të blera nga Lista Serbe dhe deputetë të tjerë pa integritet dhe dinjitet. Vjosa Osmani ka urrejtje për luftëtarët e UÇK-së, ajo nuk i njeh dhe respekton çlirimtarët dhe themeluesit e shtetit të Kosovës”, ka shkruar deputetja e PDK-së në ‘Facebook’.

Deklarimi i saj vjen pasi Osmani nuk përmendi në asnjë rast në fjalimin e saj vjetor ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë.

Grupi parlamentar i PDK-së dhe ai i AAK-së të enjten kanë bojkotuar fjalimin vjetor e Osmanit, nën pretendimin se kjo e fundit nuk përmbushi obligimet e saj kushtetuese.

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=754130879611043&id=100050424132784&mibextid=Nif5oz

 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit