Deputeti i PDK-së, Ferat Shala, ka thënë sot se çmimet e konsumit kanë shënuar sërish rritje, raporton GazetaScanner.
Sipas tij, Sipas Agjencisë së Statistikave, për muajin Tetor, krahasuar me muajin Shtator të këtij viti, çmimet e perimeve janë rritur për 4,7% e për qumështin, djathin dhe vezët për 1,3 %. E derisa jeta shtrenjtohet, investimet kapitale – që nxisin zhvillim kanë stagnuar tash e 4 vjet. Kjo qeveri as nuk ka plan, as dije dhe as vullnet për zhvillim ekonomik
Postimi i plotë:
Çmimet e konsumit kanë shënuar sërish rritje. Sipas Agjencisë së Statistikave, për muajin Tetor, krahasuar me muajin Shtator të këtij viti, çmimet e perimeve janë rritur për 4,7% e për qumështin, djathin dhe vezët për 1,3 %. E derisa jeta shtrenjtohet, investimet kapitale – që nxisin zhvillim kanë stagnuar tash e 4 vjet. Kjo qeveri as nuk ka plan, as dije dhe as vullnet për zhvillim ekonomik.